Digjet makina e radhës/ Asnjë ngjarje e zbuluar nga policia

660
Sigal

Ka qenë radha e Sarandës për të përjetuar natën e makinave të djegura. Gjatë mengjesit të sotshem është djegur në Sarandë një automjet i parkuar afër stadiumit.

Ndëkrohë që policia si edhe në raste të tjera vetëm konfirmon djegjen e automjeteve jo vetëm në Sarandë por në shumë zona të vendit dhe asnjë lloj njoftmi të mëvonshëm për autorët apo arsyet e djegjeve të makinave nuk jep. Pra zbulueshmëria e këtyre akteve te rënda ështëe zero.

Ja njoftimi i policisë në Sarandë

Më datë 02.08.2019, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 pranë Stadiumit Sarandë është djegur automjeti Land Rover në pronësi të shtetasit Q.M.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit dhe për sqarimin e rrethanave.

Një rast tjetër djegjeje makine ishte gjatë ditës së djeshme në Buçimas të Pogradecit dhe polcia vetëm shënon.

Një tjetër automjet u dogej tre ditë me parë në Devoll, Mjeti ka qenë i parkuar para banesës së pronarit.

Ja çfarë thotë policia:

Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

Si në të gjithë rastet e tjera policia thotë po hetoj por zjarrëvënsit janë në drejtim të paditur……