Digjen gjatë natës dy makina në Tiranë, dyshimet e para

85

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar tek Rruga e Kavajës në Tiranë.

Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.