Sigal

Djegia e dy transformatorëve të fshatrave Gajush dhe Pllane në Lezhë kanë lënë pa energji dhe pa ujë të pijshëm 400 familje të një fshati.

Situata paraqitet e vështirë në fshatin Pllanë, pasi janë stakuar edhe pompat e ujit që furnizojnë familjet.

Mësohet se era e fortë, amortizimi i rrjetit është bërë shkak që të digjeshin transformatorët. Ky është rasti i katërt që brenda vitit digjen transformatorët, ndërsa ata që e vuajnë janë banorët e zonës.