Dielli “në gjum” mes 2030-2040, shkencëtarët: Do shohim një mini epokë akullnajore

543
Një mini epokë e re akullnajore mund të hapet për planetin Tokë, ku mes viteve 2030-2040 dielli do të bjerë në “gjum”, duke zvogëluar akitivitetin e tij në 60 % dhe të përshpejtojë temperaturën mesatare të globit. Efektet mbi klimën globale do të jenë të fuqishme: lumenj si Tamigi në Londër do të ngrijnë me një fenomen të ngjashëm i quajtur “Maunder Effect” ndërmjet viteve 1646 dhe 1715, fusha dhe livadhe do të jenë të mbuluara me borë 12 muajt e vitit, pemët dhe bimësia do të rritet më ngadalë dhe Toka do të jetë e zhytyrë në një “Epokë të vogël të akullt”. Nuk është fantashkencë, parashikimet janë nga një studim i ri i paraqitur nga prestigjiozja “National Astormy Meeting” nga profesoresha Valentina Zarkhova, e cila pretendon se ka gjetur “celësin” e shkencës për të parashikuar ciklin diellor. Të cilat, në bazë të njohurive aktuale, alternojnë me interval kohe prej rreth 10 deri në 12 vjet.
Sigal