Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, si do jetë moti ditën e sotme

152
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-5 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/20 Diell

Kukës 3/15 Diell re

Lezhë 9/22 Diell

Dibër 2/14 Diell re

Durrës 10/23 Diell

Tiranë 10/23 Diell

Elbasan 11/24 Diell

Berat 8/23 Diell

Vlorë 12/23 Diell

Korçë 3/14 Diell re

Gjirokastër 6/23 Diell re

Sarandë 12/23 Diell.