Dhuna barbare ndaj adoleshentit në Tiranë, pezullohet nga detyra polici

395
Sigal

Pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke u rrahur barbarisht nga Policia një adoleshent në Tiranë, që theu ndalim qarkullimin, mësohet se është pezulluar nga detyra, polici që ushtroi dhunë mbi të.

Burime nga Ministria e Brendshme bënë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj policit me iniciale G.N për “tejkalim kompetence”. Drejtoria e Standarteve ka nisur një hetim disiplinor ndaj tij, duke mbledhur provat, për të dalë në fund në një masë disiplinore.

Rrahja e djaloshit pranë Liqenit Artificial i rrethuar nga një grup policësh, vetëm pse kishte dalë me biçikletë duke shkelur fashën orare, u publikua gjërësisht në media dhe tronditi opinionin.

Ndaj këtij agresiviteti të Policisë kanë reaguar figura politike, përfaqësues të shoqërisë civile, mijëra qytetarë, por nuk ka pasur as edhe një reagim nga qeveria, nga Ministria e Brendshme apo qoftë edhe nga Policia e Shtetit.