Dhëmbët prej ujku të mallkimit

1036
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Fokus analize për  “Mallkimi  e Mellonëve”

Nga Bejdo Malo

Vetëm mallkimit nuk i fshihesh dot. Ai nuk njef as kufinj kontinentesh, dhe as kufinj gjeneze. Ashtu si shumë sëmundje të trashëgueshme ashtu të ndjek dhe mallkimi brez pas brezi.

Këtë kostatim e sjell në një mënyrë kretësisht të sofistikuar dhe moderne në romanin e saj më të fundit shkrimtarja Mirela Kanina, kjo shqiptaro-amerikane që jeton prej 30 vjetësh në Çikago të SHBA, por me ujë të bekuar rrënjët e origjinës së saj duke sjellë histori, që ndahen në mes nga tre oqeane, por janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe zhvillohen në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe SHBA. Met Melloni personazhi i saj kryesor me mallkim të përjetshëm, i rikthehet oirigjinës së rrënjëve të thella të paraadhësve të tij dhe si një fantazmë rizgjon mallkimin, që ka gjunjëzuar atë që është disa qindravjeçarë. Mjafton të gërvishtësh pake jetën e tij dhe zbulon të njëjtin mallkim tek nëna e tij, tek babai, tek gjyshja, tek gjyshi, tek katragjyshja, tek katragjyshi e shumë thellë e më thellë.

Met Melloni veç tipareve të grupit të gjakut trashëgon dhe rezusin e mallkimit. Në 112 faqe që mund të quhet një faqe e madhe mallkimi Mirela Kanini e nis historinë mallkuese të Met Mellonit në Çikago dhe e hulumton atë si një arkeologji në jugun e Shqipërisë. Me një gjuhë shqipe të kulluar, me një natyrshmëri bio, me një kolorit të pafund figurash letrare ajo e ndërton fabulën dërmuese të divorcit të personazhit të saj duke mos e gjetur kurrë paqen e humbur. Ai në udhëtimin e tij prej eksploratori në vendlindjen e tij zbulon sekretet e familjes së tij për dy shekuj. Një mallkim që nuk u është ndarë kurrë. Pasi ka lënë një botë interesante plot ndërthurje, komplikacione plot me gjëra që të magjepsin, por dhe me zhgënjime në tokën e shenjtë, kthehet dhe ballafaqohet me zbardhjen e tërë mistereve të fisit të tij.

Nëse në tokën e shenjtë ballancat e sëmundjeve që shoqëron kohët moderne janë të kurueshme në tokën e origjinës së tij gjithçka është e zymtë. Metastazat e korrupsionit, trafikut, vrasjeve kulisave mafies politike dhe mafies tradicionale lulëzojnë në çdo pore të shoqërisë. Ai në rrugëtimin e jetës së tij zbulon të vërteta të dhimbshme që kanë përkulë shtyllën kurrizore të këtij kombi.

Me gati 33 personazhe, që bashkëjetojnë me dhimbje për të krijuar fabulën e këtij romani surprizë Mirela Kanini sjell me nota përgjegjësie realitetin e dhimbshëm shqiptar, që tashmë është një i  sëmurë kronik, që si bën derman asnjë lloj ilaçi. Të gjithë janë të sëmurë nga sindroma e arratisjes nga sytë këmbët. Të gjithë janë viktima të një plage të madhe sociale, që ka shkatërruar jetën e tyre. Edhe sikur ta lexosh mbapsht librin e Mirela Kaninit përsëri njësoj do ta kuptosh shumë mirë historinë e mellonëve të çdo emigranti shqiptar kudo nëpër botë dhe të çdo shqiptari, që jeton në Shqipëri. Askush nuk e ka thyer mallkimin e gjeneratave.

E vetmja shpresë është gjenerata e Ambrës dhe binjakëve të saj. Lidhja e saj me Metin është oguri më fat sjellës. Ta lexosh historinë e tyre të dashurisë do të zbulosh një dimesion të ri të botës njerëzore. Të gjithë personazhet e saj Mirela Kanini i vendos në vorbullën e asaj që zhvillohet në Shqipëri pastaj i çon në vorbullën amerikane, por kudo nuk i lë pa një mallkim duke i qëndruar besnike asaj që ndodh në realitet. Me plot kurajo, me plot guxim ajo sjell ngjarje triller dramë, melodramë tragjiko-komike ashtu siç ndodhin realisht. Ngjarjet e saj janë nudo si statujat e lashta greke, të adhurueshme, me befasi të mëdha. Dhëmbët prej ujku të mallkimit për Met Mellonën, për Ambrën dhe binjakët e saj janë çelësi magjik i mbijetesës së këtij kombi të shpërndarë në gjashtë kontinente, të kafshuar historikisht pa mëshirë nga fqinjët, por edhe jo fqinjët, por që nuk është shuar asnjëherë.