Covid 19/ Nga testet në kufi, deri tek pezullimi i shkollës! Ja masat e reja në Kosovë

205
Sigal

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të diel, masat e reja anti-COVID. Pra, duke nisur nga data 13 shtator, deri më 26 shtator, do të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes për qytetarët, duke nisur nga ora 22:00 në 05:00.

Nga kjo masë përjashtohen emergjencat, si blerja e ilaçeve, për të ofruar kujdes për ndihmë mjekësore etj.

Punëdhënësit janë të obliguar të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit të kenë kohë të mjaftueshme për kthimin në shtëpi.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit t’iu zgjatet përkohësisht, thuhet në vendim.

Gjithashtu më tej theksohet, se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 26 shtator.

Sakaq, mbeten në fuqi masat për udhëtarët që duan të hyjnë në Kosovë, të cilat janë:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak

se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave

serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

  1. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose tëpërhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnënjë nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta personaduhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.
  1. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitaretokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit osepikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do talëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që tërespektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;

4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuarme autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që tënënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.