Deti me dallgë deri në 8 ballë, pezullohet lundrimi edhe për tragetin Vlorë – Brindizi

123
Sigal

Përkeqësimi i kushteve atmosferike edhe për shkak të erës së fortë, kapiteneria e portit Vlorë pezullon edhe lundrimin e tragetit vlore- brindisi. Trageti nuk do te niset sot drejt italise. Dy dite me pare ishte vendos pezullimi vetem per mjetet e vogla lundruese ndersa sot eshte pezulluar edhe trageti. Forca e detit jashte gjirit të vlores shkon ne 8 balle

Kapiteneria e Vlorës pezullon edhe lundrimin e tragetit Vlorë – Brindizi. Njoftimi vjen pas përkeqësimit të kushteve atmosferike si edhe për shkak të erës së fortë.

Kapiteneria e Vlorës njoftoi se trageti nuk do të niset sot drejt Italisë. Dy ditë më parë ishte vendos pezullimi vetëm për mjetet e vogla lundruese ndërsa sot është pezulluar edhe trageti.

Forca e detit jashte gjirit të Vlorës mësohet se shkon në 8 ballë.