Detajet/ Ja si u grabit pika e kreditimit pranë ‘Zogut të Zi’ nga një person i armatosur

598
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e fundit e ndodhur në një pikë të këmbimit valutor, pranë një qendre tregtare në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, pranë Zogut të Zi, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla.

Policia po verifikon ende nëse personi i maskuar ka përdorur një pistoletë të vërtetë apo lodër në kërcënimin ndaj punonjësve të pikës së kreditimit.

Sipas policisë autori i kësaj grabitje ka qenë rreth 1.80 cm i gjatë dhe ka qenë i veshur i tëri me rroba të zeza e me kapuç në kokë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes por identifikimi i autorit do të jetë i vështirë për shkak të maskimit të tij.

Informacion paraparak:

Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit