Tmerr në qendrën tregtare në Tiranë, një person i armatosur grabit paratë në institucionin financiar. Reagon Policia

539
Sigal

Është grabitur një pikë e kredidhënie në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se një person i armatosur me pistoletë ka kërcënuar punonjësit dhe është larguar duke marrë të gjitha paratë e ndodhura.

Ngjarja ka ndodhur pas qendrës tregtare ‘’Ring Center’’. Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, policia njofton:

Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit