Detajet/ Çifti i infektuar me COVID-19 në Korçë, ja si e morën virusin

109

Korça i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua si dhe një 33-vjeçar.

Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.

Por ABC News ka mësuar të dhëna të reja për çiftin e infektuar me Covid-19.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se para dy javësh çifti është takuar me mbesën që është kthyer nga Italia. Pas qëndrimit disa ditë në Korçë, mbesa e çiftit është kthyer përsëri në Itali.

Çifti i të infektuarve, ka shfaqur shenjat e Covid-19 pas largimit të mbesës.

Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se çifti është infektuar nga mbesa e tyre e cila ndodhet në Itali.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur me 13 persona gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të prekurve në 89.