Detaje të reja për jetën e Orgest Bilbili në Tiranë, ja kush ishte bashkëpunëtori i tij. Dokumentet që iu gjetën në banesë

488
Sigal

Detaje të reja janë mësuar për jetën e shumë të kërkuarit Orgest Bilbilin. Sipas informacioneve mësohet se Bilbili bashkë me një mikun e tij kishin marrë një banesë me qira në zonën e Xhamllikut.

Bashkëpunëtori i të kërkuarit është shtetasi i identifikuar si A.K. me të cilin jetonte në një banesë. Po ashtu Bilbilit i është gjetur një dokument policie i falsifikuar.

Kjo vepër penale parashikohet në nenin 74 të Kodit Penal dhe parashikon vrasjen e më shumë se një personi, zhdukje trupi, etj, dhe dënohet me jo më pak se 15 vite burg.

Dyshohet se A.K ishte personi që strehonte Bilbilin duke e përdorur për qëllime të një organizate kriminale.

Personi në fjalë ka mundur të largohet nga banesa pasi mësoi se çfarë kishte ndodhur.