Detaje të reja nga vrasja e 33 vjeçares nga bashkëshorti. Çifti kishin tre fëmijë të vegjël. Zbardhet motivi i krimit

467
Sigal

Motivet e xhelozisë duket se ka qenë shkaku i vrasjes së një 33 vjeçareje nga bashkëshorti i saj.

Lulzim Lika qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten e tij Manjola, duke i shkaktuar vdekjen.

Çifti Lika kanë tre fëmijë të vegjël, më i madhi 10 vjeç dhe më i vogli 2 vjeç, përkatësisht dy vajza dhe një djalë. 45 vjeçari shkonte herë pas here në Greqi si emigrant.

Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, i cili menjëherë pas krimit është larguar nga banesa.