Detaje të reja nga eksplozivi në Vlorë: bomba artizanale me telefon për shpërthim të telekomanduar

285
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga eksplozivi i vendosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë. Sasia plasëse e vendosur pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, është rreth 200 gram dhe e vendosur me telefon.

Mësohet se lënda plasëse ishte e përgatitur në mënyrë artizanale lloji “tritol”. Sasia e tritolit u asgjësua me shpërthim të komanduar nga Forcat Xheniere.

Burime bëjnë me dije se policia nuk e ka ende të qartë nëse lënda plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makine të parkuar.

Policia ka shpresa tek kamerat e sigurisë të sekuestruara nëse kanë identifikuar automjetin, apo personin