Detaje të reja/ Arrestimi i vëllezërve Çala, u kapën në Qerret ku banonin me qera

349
Sigal

Vëllezërit Çala të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit në 2019 janë kapur në Qerret të Kavajës mëngjesin e sotëm.

Ata fshiheshin në një banesë me qera gjatë kësaj kohe dhe falë informacioneve Policia arriti me një megaoperacion ku ishin të përfshira Departamenti i Policisë Kriminale, SPAK, RENEA, Forcat e Posaçme Operacionale apo dhe policitë lokale të Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës mundën të arrestohen.

Po ashtu bëhet me dije se operacioni filloi këtë mëngjes dhe vijon ende teksa janë sekuestruar shumë monetare, mjete motorike apo armë zjarri ndërkohë po kontrollohen edhe banesa të tjera.