Detaje nga vrasja e dyfishtë në Patos, autori kërkoi leje në punë

581
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ambientet e poliklinikës së Patosit, ku si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy të rinj. Viktimat janë Elis Kapaj 22 vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, banues në Kucar ndërroi jetë në spital. Mësohet se autori i ngjarjes që ndodhi prej një konflikti, është Martin Skëndaj, me profesion polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit.

Burime për Top Channel mësojnë se sot ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë ishte sëmurë se kishte thyer krahun. Thuhet se autori 22-vjeçar, i cili ishte rekrutuar si polic i burgut të Fierit në dhjetor të 2018-s njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar. Ai është nga fshati Kucar, njësoj si edhe i ndjeri Manol Rrapaj. Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.