Ja reagimet e fëmijëve pasi babai ndryshon komplet pamjen

375
Sigal

Këta vogëlushë në video po shikojnë babin e tyre si nuk e kanë parë kurrë më herët. Ai ka mbajtur gjithë jetën e tij një mjekër të dendur dhe fillon ta heqë atë pas dhjetëra vitesh.

Andrew bleu një makinë të re dhe fillon të heqë mjekrën duke mahnitur kështu edhe fëmijët e tij.

Vajza e tij s’e ka parë kurrë pa mjekër babin ndërsa i biri ishte foshnjë kur ai e hoqi atë për herë të fundit. Ndaj edhe ata do të mahniten nga çfarë do të shikojnë e madje janë duke e pritur në krevat babin e tyre derisa të mbarojë punë me makinën.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara dhe reagimi është vërtet impresionues.

Fëmijët mbulojnë sytë dhe nuk duken aspak të kënaqur me pamjen e re të babait të tyre. ‘Oh sa i shëmtuar’, i drejtohet vajza babait të saj.

Reagimi i fëmijëve është vërtet impresionues kur edhe për herë të parë prekin faqet e tij pa mjekër.