Detaje nga protesta/ Simbolika që do të përdoret nga të rinjtë e FRPD-së

584
Sigal

Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga orari zyrtar i paralajmëruar për nisjen e protestës para godinës së Kryeministrisë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), kanë zbuluar detaje nga skenari i opozitës.

300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje.

Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.

Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë e FRPD apo protestuesit ndërmarrin një veprim të tillë.

Edhe në protestën e 21 shkurtit, protestues dhe mbështetës të opozitës janë rreshtuar kordon para efektivëve të policisë duke mbajtur në krah një shirit të bardhë në shenjë paqeje.