DETAJE/ Goditi me thikë për vdekje të riun, autori i krimit, një 15-vjeçar

312
Sigal

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku një 25 vjeçar, identifikuar si Aleksandër Petanaj mbeti i vdekur, pasi u godit  me thikë.

Policia njofton se autor i krīmit është shtetasi G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Aleksandër Petanaj, i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit”– sqaron policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.