DETAJE/ Aksidenti tragjik në Durrës, Policia: Një makinë tjetër e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja

497
Sigal

Për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku humbi jetë 40-vjeçari ka reaguar zyrtarisht policia në një njoftim për mediat.

Sipas policisë “rreth orës 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet, shtetasi P.T, duke drejtuar një mjet autobus tip “Skania” është përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durrës i cili ka gjetur vdekjen.”

Policia sqaron se një mjet tjetër e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja pas përplasjes me autobusin.

“Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

Ndërsa motori është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

40-vjeçari punonte si shpërndarës picash, por ky aksident rezultoi fatal për të. Ende nuk dihet identiteti i plot i viktimës.