Dëshmi të reja kundër Riformatos

531
Piloti italian Xhiorxho Riformato nuk kishte probleme shëndetësore, ndërsa ne momentin qe zbriti ne Divjake tentonte te komunikonte me radio ose me telefon. Kjo eshte deklaruar ne Gjykatën e Krimeve te Renda nga dëshmitaret e thirrur nga Prokuroria, te cilët ishin efektive te postes se Divjakës, te paret qe kishin mbërritur ne avionin e rrezuar. Gjithashtu efektivet kane pohuar se moti ishte i përshtatshëm për fluturime, ndryshe nga çka ka pretenduar vete Riformato, duke rrezuar kështu alibinë e pilotit italian. Ndërkohe procesi është ende ne fazën e pyetjes se dëshmitareve te akuzës, ndërsa vete i pandehuri, te cilit i është vene ne dispozicion nje përkthyese nga Gjykata përgjatë gjithë kohës, tenton te mbroje pretendimin se nuk ka patur lidhje me trafikun e drogës. Ngjarja per te cilën akuzohet i pandehuri, ndodhi ne 10 maj te vitit te kaluar, ku avioni i pilotit italian u gjet ne plazhin e Divjakës. Pak metra me larg, policia gjeti dhe sekuestroi ne nje mjet, një sasi lende narkotike e cila dyshohet se do te nisej me avion drejt Italisë.
Sigal