Deputetët një minutë heshtje në Kuvend, nderim për aktorin dhe regjisorin Rikard Ljarja

329
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën plenare me një minutë heshtje në nderim të aktorit dhe regjisorit të madh Rikard Ljarja, ndarë nga jeta tre ditë më parë.

Në nisje të seancës plenare, kjo u propozua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në këmbë u ngritën të gjithë deputetët e pranishëm në seancë dhe mbajtën një minutë heshtje.

Aktori dhe regjisori i dashur për shqiptaret u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas problemeve shëndetësore.

Ai u përcoll nga familja dhe pak miq, në banesën e fundit, sipas amanetit që kishte lënë, për t’u prehur në Shkodër, në qytetin e tij të lindjes.