Denoncimi opozitës/ Zgjedhjet vendore nxjerrin sekserët e blerjes së vota në terren, ja skema me shuma 1 mln lekë për familje

89
Sigal

Era e ziftit elektoral dhe blerja e votës është një ndër fenomenet më të dëgjuara në vend, me afrimin e zgjedhjeve. Pasojat kuptohet më pas me krijimin e krizës politike, pakënaqësitë me qeverisjen, pagat, varfërinë me të cilën qytetarët përballen pasi mbarojnë paratë e vota. Silvi Bardhi ka denoncuar duke shpërndarë me voto skemat për blerjen e vota. Ja denoncimi:  “Kanë filluar ta blejnë shumë shtrenjtë votën komunistat. Kam informacion të sigurt tek një familje tek njësia 1 që kanë dhënë 1 milion lekë. Njofto grupin e punës së Belindit, po blejnë vota. Shkojnë tek ato familje që kanë 4 ose 5 votues në familje. Si të duash, ta jap dhe adresën, e emër që ka marrë lekët. Edhe tek zona jonë japin”.