Denoncimi: Jeni hajdutë/ Skandali i radhës i kompanisë telefonike “ONE”, nuk lëshojnë fatura për klientët që kryejnë rimbushje oferte

50
Sigal

‘ONE Telecommunications’ përfshihet nga skandali në skandal dhe askush nga autoritetet nuk e gjobit për shkeljet që kjo kompani bën çdo ditë dhe më shumë në dëm të qytetarëve.

Kompania e telefonisë celulare ‘ONE’ është shndërruar në një grabitëse e qytetarëve shqiptarë përmes faturave. Një qytetar denoncon në JOQ, mënyrën si punonjëset e kësaj kompanie nuk i lëshojnë faturë tatimore klientëve që rimbushin telefonin.

Siç mund ta dëgjoni në videon më poshtë punonjësja “kërcënon” qytetarin se nuk i ofron shërbim nëse ai kërkon faturë tatimore. “Tagrambledhësit” tatimorë të qeverisë bëjnë terror ndaj çdo biznesi të vogël duke vendosur gjoba dhe duke i kapur në befasi familjarët e vetëpunësuar që punojnë për një kafshatë bukë, kurse kompani të mëdha nuk kanë asnjë kontroll madje arrijnë të kryejnë pa frikë evazion fiskal duke mos deklaruar të ardhurat.