Denoncimi i Xhelal Mziut / Rilindja kërkon të njollosë dhe të përlyejë protestën kombëtare të të rinjve

273
Ish kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me protestat për vrasjen e Klodian Rashës si edhe me faktin e tentativave të rilindjes për ta përlyer, njollosur dhe bërë “pis” protestën kombëtare të të rinjve. Mziu ka denoncuar disa akte shkatërrimi në Kamëz që sipas tij janë nxitur nga rilindasit duke përdorur anëtarë të FRESH-it.
Ja postimi i plotë :
Qeveria rilindase nëpërmjet ish sigurimsave, policëve civilë dhe militantëve të saj po tenton të bëhet pjesë vertikale e protestave të të rinjëve për ta përlyer, njollosur dhe bërë “pis” protestën kombëtare të të rinjëve pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha!
Mjafton për ta ilustruar me dy raste sa më poshtë.
Së pari në Kamëz!
Në Kamëz më datë 11 dhjetor në ora 09.00 (në ditëlindjen e PD disa të rinj të FRPD Kamëz shpërndanë disa pako ndihmash për familjet në nevoj, dhe ndaj personelit mjekësor të QSH në Kamëz e Bathore shpërndanë ëmbëlsira për personelin dhe pacientët e tyre), por #StruciiBashkisëKamëz6% si ish polic nuk mundet të rrinte pa bërë një improvizim tipik si guerilsit ordiner të sigurimit të shtetit.
Struci i Bashkisë në bashkpunim me disa drejtor shkollash (disponojmë tambulate komunikimi), me dt. 11 dhjetor ora 16.00 nxorën në qendër të Kamzës disa të rinj FRESH-ist duke #Prishur veprën e artit skulpturën e “kalit e djalit”, si simbolika e zhvillimit të qytetit, dhe #Thyer xhamat e Pallatit të Kulturës! Skandaloze!!!
Organizimi saj, kishte qëllim njollosjen e protestës disa ditore të të rinjëve në Tiranë e rrethe, dhe zhbërjen e disa veprave arti dhe kulture në Kamëz. Të rinjët e Kamzës çdo ditë kanë qenë pjesë e protestës në Tiranë. Protesta do ishte REALE nëse do sulmonte godinën e komisariatit të policisë apo Bashkisë të marrë peng nga rilindja 6%.
Pra #StruciBashkisëdheStrukturaKriminale e PS duan #tëbëjnëpis protestën e të rinjve në Tiranë, dhe të çmontojnë çdo vlerë historike, arti dhe kulture në qytetin e Kamzës. Për parantezë, Struci 6% e ka kthyer Pallatin e Kulturës në ndërmarrje komunale, në lokale e banka private, ku ka mbi një vit që nuk funksionon as teatëri, as koncertet, as kinemaja, as bibloteka, as galeria e ekspozita. Skulptura e “kalit dhe fëmijës” në qendër të qytetit u shkatërrua, për ta zëvendësuar me ndonjë simbolik komuniste (ka ditë që media pranë bashkisë sulmon veprën e artit), apo heqja e flamurit kombëtar 96 m2 tek kthesa e bathores, pas ardhjes së strucit 6%!
Së dyti rasti i Shkodrës!
Policia dhe disa eksponentë të PS me urdhër nga lart djegën orenditë e brendshme të selisë së PS por duke i nxjerr jashtë disa metra larg godinës së PS !!!
Të rinjët nëse donin të protestonin ndaj rastit të 25 vjeçarit të vrarë nga policia do të reagonin ndaj godinës policisë së shtetit, nëse realisht do të vepronin ndaj selisë së PS, turma e të rinjëve bëhet e pakontrolluar dhe normalisht do bënte djegien e godinës e jo djegien e ca orendive simbolike jashtë saj !!!!
Këto dy raste tregojnë qartë që kjo qeveri kriminale rilindase në këto 5-6 ditë jo vetëm po përdor dhunë, terror, shoqërime në polici të të rinjëve por dhe qindra adoleshentëve, por ajo çfarë po kërkon për të bërë çdo ditë është bërja “pis” e kësaj proteste madhështore dhe mbarëkombëtare e rinisë jo vetëm në revolt ndaj vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, por në revolt ndaj kësaj Qeverie policore, terroriste, vrasëse dhe kriminale të rilindjes.
Të rinjët dhe çdo qytetarë shqiptarë sot është koshient më shumë se kurrë, që qeveria të vret, të burgos, të persekuton, të hedh gaz lotsjellës pafund, shkopinj gome e rrahje nga policë a paramilitar politik rolindas !!!!
Sot çdo qytetarë mezi po pret ditën e zgjedhjeve për të shpëtuar nga ky shtet militar, i korruptuar, vrasës, diskriminues e kriminal.
✌✌🇦🇱
Sigal