Aksioni i IKMT-së tek ‘Rolling Hills’, Balla: Nuk ka tolerancë për askënd

47
Sigal

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale për aksionin e djeshëm të IKMT-së dhe policisë së shtetit tek “Rolling Hills”.

Balla u shpreh se nuk do të ketë tolerime për askënd dhe do të shëmben të gjitha ato objekte që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Ministri shton se katet që konfiskohen do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucione publike.

Postimi i Ballës në FB:
🇦🇱Vijon aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve, shtesave pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd dhe ne do të rrisim vigjilencën e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike.