Denoncimi i Llangozit ndaj antarit të KLP Olger Eminaj: Kreu marrëdhenie seksuale brenda Prokurorisë së Korcës me të akuzuarën

Avokati Arben Llangozi tregon skandalin e prokurorit Olger Eminaj se kreu marrëdhënie seksuale me një grua brenda ambienteve të Prokurorisë Korçë. Eminaj ishte duke e  hetuar vetë ai.

Avokati i njohur Arben Llangozi, për mes shoqatës “Media dhe drejtësi”, ka denoncuar për të dytën herë prokurorin Olger Eminaj, duke shtuar ndjeshëm peshën e akuzave që rëndojnë mbi të, pas vendimit për mosfillim procedimi nga SPAK. Sipas përmbajtjes së denoncimit, më herët ndaj Eminajt janë ngritur pretendime për kërkim favorësh seksuale, përdorim të ambienteve të zyrës për akte personale të papërshtatshme për një funksionar të drejtësisë, si dhe kërkesa për produkte të lidhura me jetën intime si K.Artificial, viagra, kamzhik e pranga. Këto elemente, megjithëse të rënda në natyrë, nuk çuan në nisjen e një procedimi penal në atë fazë.Denoncimi i ri shkon më tej, duke pretenduar se prokurori ka kryer marrëdhënie intime brenda ambienteve të Prokurorisë së Korçës me një shtetase që, sipas denoncimit, ka qenë nën hetim nga vetë ai. Sipas të njëjtit denoncim, ambientet zyrtare dyshohet se janë përdorur në mënyrë të përsëritur për sjellje që bien ndesh me detyrën dhe funksionin publik të një prokurori. Këto pretendime janë me prova, dhe ato përbëjnë një shkelje të rëndë jo vetëm të etikës profesionale, por edhe të ligjit, duke ngritur çështje serioze mbi abuzimin me detyrën, cenimin e integritetit të procesit hetimor dhe konfliktin e hapur të interesit. Denoncimi i dytë e vendos rastin në një dimension tjetër, pasi përveç akuzave të mëparshme, shtohen elementë që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e funksionit dhe përdorimin e ambienteve zyrtare për qëllime private, çka, përbën një precedent të rëndë për sistemin e drejtësisë.

NOA