Denoncimi: Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor

114
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se arsimtarët nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor. Me anë të një postimi kreu i PD-së, thotë se me lekët e arsimtarëve, qeveria luan bixhoz. Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor! Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësuesve të vendit si dhe përdorimin e fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare. Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve përfshirë këtu kamatën për vonesën. Ja denoncimi i një mësuesi dixhital: Doktor përshëndetje! Shqetësim i madh është mos’hedhja e rrogave të mësuesve për muajin dhjetor. Të lutem ngrije tani si shqetësim se jam me ata tani dhe duhet patjetër të ndërhysh.