Elvira i takon brezit të parë të të atyre të rinjëve fierak që u rreshtuan në vijën e parë për të marrë në dorëzim dhe vënies në punë të të parës uzinë moderne të plehrave kimike në vëndin tonë, Azotikun e Fierit. Për nga rëndësia strategjike ishte e kategorisë së veçantë dhe me rrezikshmëri të lartë të kartelës teknologjike ,ndaj dhe kërkohej një disiplinë shumë e lartë sa 10 fishin e ushtrisë.
Ishin vite të një entuszmi të madh ku rinia mori përsipër për të krer detyra të rëndësishme në këtë industri të re me teknologjit të lartë perëndimore.At’here quhej ”Uzina e 20 vjeçarëve”

Ajo vinte nga nga një familje inelektuale me rrënjë të thella patriotike nga fshati Bual i Përmetit.
I ati Dhimitër Kotini një figurë e njohur me reputacion dhe i respektuar në Fier. Kish përfunduar shkollën e mesme tregtare në Vlorë dhe familarisht ishin vendosur në qytetin e Fierit .Pas çlirimit të vendit punoi në disa digastere deri në zv Ministër i Financave dhe në pranverën e vitit 1966 kthehet në Fier ku kreu detyrën e zv/kryetarit të komitetit Ekzekutiv të Rethit .
Me fillimin e lëvizjes antifashiste Dhimitri iu bashkua brezit më intelrktual të qytetit si Sokrat Bufi, Jorgji Sota, Miço Kallamata , Myzafer Trebeshina ,Rafael Petro, Rauf Nallbani ,etj të cilët krijuan të parën celulë komuniste në Fier .Gjatë kohës kishte marë takim me Qemal Stafën dhe krijuan kushtet për krijimin e celulës të rinisë antifashiste me sekretar Rauf Nallbani. Gjatë kohës në rrugë ilegale rriti së tepërmi veprimtarinë e tij antifashiste ku mobilizoi mjaftë të rinjë antifashist fierak të cilët u angazhuan në krijimin e çetës së parë partizane të Krapsit më 16 prill 1943. Kreu detyrën e itendentit dhe me krijimin e bataljonit partizan ”Isamil Klosi” vazhdoi po në detyrën mjaftë të vështië të itendentit .Më pas në janar 1944 kalon në brigadën e 5 .S po me detyrën e itendentit duke qënë në vijën e parë të njësisë për furnizimin me ushqime ,veshmbathje e medikamen ,detyrë të cilën e kreu deri në çlirimin e vëndit . Pas çlirimit punoi si kuadër në disa drejtorti të Ministrisë së Mbrojtjes ku mbant gradën e kolonelit, asaj të ekonomisë si zv/ministër dhe në vitin 1966 rikthehet në Fier si zv/kryetari i komitetit ekzekutiv të rrethit Fier deri ditën e daljes ne pension. Ngarkohet në detyrën e Kryetarit të Komitetit Veteranëve të rrethit Fier ,ku me dramatikja ishte se Dhimitri vdiq duke folur në podjumiin e Koferencës së veteranëve të rrethit , në tetpr 1979 kur ishte vetëm 59 vjeç.

Elvira e lindur në Tiranë më me 24 maj 1946 . Atje përfundoi 7 vjeçaren dhe në vitin 1964 përfundoi gjimnazin “Petro Nini Luarasi” me rezultate shumë të mira. Për ti ardhur në ndihmë familjes, si fëmija i parë ndër 7 të familjes, atë vit filloji punë në USHT, Fakulteti Gjeologji Miniera në sektorin e elementeve të rralle. Gjatë punës në këtë sektor u dallua dhe vlersua për punë shumë të mire. Qëllimi i saj ishte që pas dy vjetesh punë të vazhdonte shkollën e lartë, por një vendim i babait të saj për të ndihmuar bazën ia, la përkohesisht ëndrrën përgjysem duke u kthyer në Fier.Ishte pranvera e vitit 1966 kur i ati Dhimitër Kotini iu besua detyra e zëvendës Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Fier dhe më 1 prill familjarisht u transferuan në Fier. Meqenese kishte punuar në sektorin e elementeve të rralle me mikroanaliza të metaleve të rralle nga mesi i prillit filloji punë pranë laboratorit kimik të sapo ngritur për marketimin të tubove dhe çeliqeve që do montoheshin dhe duheshin për nevojat e uzinës.

Aty pati fatin të punonte pranë inxhinerëve kinez dhe italjan që kontribuan në përgatitjen e laboranteve të reja nga ku me vullnetin dhe intelektin e saj Elvira arriti të përvetsonte mjaftë mirë teknologjinë e proçeseve laboratorike . Në Fier u hap filiali USHT dega kimi industriale dhe asaj iu plotësua dëshira për të vazhduar shkollen e larte. Në vitin 1969 filloji studimet megjithëse ishte më një fëmije të vogël dhe në pritje të një femije tjeter, dhe në vitin 1974 arriti të përfundoji studiment e larta. Në shkurt të vitit 1975 mbrojti diplomen ku pas dymuajve priste lindjen e femijes se trete. Në fillim ka punuar laborante më pas inxhiniere, dhe në vitin 1977 u komandua kryekontrollore e uzinë duke punuar edhe si laborante.
Në laboratorin qëndror të uzinës punoi pranë inginerëve nga më të përgatiturit , Nako Leskaj, Et-hem Sula ,Drita Sinani, e cila qysh në fillim ajo diti të përballet me sfidat e profesionit të laborantit ,një detyrë mjaftë delikate dhe shumë specifike.
Mardhëniet në punë e përmes punës ,bëri që mjaftë vajza e djem të njiheshin ,dashuroheshin dhe krijonin familjet e tyre të shëndosha (rreth 70 të tilla).Një ndër ta ishte njohja dhe lidhja e Elvirës me njërin prej inxhinierëve elektrik Berti Lalo i cili kryente detyrën e krye-enegjitikut të Uzinës. Ata u shquan si një çift model me kulturë qytetare dhe të respektuar nga gjithë punonjësit sigurisht në pallat dhe lagje ku banuan për shumë vjet.Rritën, edukuan dhe shkolluan me arsim të lartë tre fëmijë ,dhe sotë ata kanë krijuar familje ,ndërsa Elvira dhe Berti janë bërë gjyshër të mirë e të dashur.
Nga e djathta Elvira Kotini, Yllka Take, Ermioni Troka dhe Flora Omari
Në vitin 1978 u emërua definitivisht me detyrën e përgjegjëses në SKT (Stacioni i Kontrollit Teknik) të Azotikut.
Sektori teknik përbëhej edhe nga një staf mjafë i përgatitur të cilët kryenin operacione të kontrollit fizik të metaleve si shefi i sektorit Kozma Gjikopulli e Stavri Pipa , ato të paisjeve në presion Vangjel Dodi, të fotogrfimit të strukturës së metaleve Sofokli Bylo,së prodhimeve të bazës mekanike Anastas Tato dhe dhe fizikanti i talentuar ing Kreshnik Angoni etj, që ishte një sektor profil i rëndësisë së veçantë. Pra detyra imediate ishte që materjalet e ardhura nga jashtë të kalonin nëpërmjet analizave fiziko- kimike, gjithashtu dhe të gjitha produktet kimike që prodhoheshin në Azotik dhe prodhimet që nxirte baza mekanike e uzinës.
Ndërkohë vazhdonte paralelisht të punonte dhe si laborante në analizat e çeliqeve e metaleve e cila shquhej si një analiste mjaft e saktë mjaft e zonja dhe e pregatitur. Për përgjegjsinë që kishte na atë sektor ajo u bë një nga figurat më profesionale për ndershmëri ,profesionalizëm, seriozitet dhe cilsi të lartë në përcaktimin me saktësi të analizave dhe kartës teknologjike duke përballuar me aftësi të rralla në përcaktimin e marketimeve të çeliqeve që i duheshin repartëve kur ndodhnin defekte të rënda siç ishin në, përcaktimin e llojit të çelikut të sebentinave 8-10 m/m të dëmtuara të ftohje në tepartin e prodhimit të amonjakut, në bruçatorët e reapartit të krekingut, në reaktorin katalitik të repartit të acidit nitrik ,në kontrollin e spesori të kollonave dhe enëve nën presion dhe mjafë çeliqeve të tjera që duheshin për të zëvëndsuat ato të difektuarat. Pra kjo ishte një detyrë që kërkonte preçizion të lartë ,përgjegjësi dhe saktësi të lartë që mund ta bënte vetëm Elvira dhe shoqet e saj Aneta Kusta, Majnuri Sinani, Ermioni Troka, Yllka Take dhe bashkëveprimin me ing Adelina Shalësi, Sinoimeri, Miranda Zarka etj. Falë punës dhe përgjegjësisë profesionale u arritë që specialistët ing-teknik dhe novatorër të kryejnë me sukses zvëndsimin e tyre pa as më të voglin ndryshim nga ato orgjialet të prodhuara nga patentat italiane dhe gjermane. Duhaj thënë se në atë sektor, mjaftë saldator të saldimeve të presioneve të larta nga vepra të ndryshme të vëndit i nënshtroheshin provimit të kontrollit me rreze « Rongen » nga mjeshtri Stavri Pipa në përcaktimin dhe saktësimin me rreptësi, cilsisë dhe preçizionit të saldimeve që ata kryenin në kantjeret më të rëndsisme të vendit si, në montimin e turbinave, kaldajave të cilët do të përfitonin Patentën e Mjeshtrit dhe do të mernin miratimin e shefes së sektorit Elvira Kotini. Për aftësit e saj si kryekontrollore e atij sektori të rëndësishëm ishte e vlerësuar nga vetë drejtori i uzinës Thanas Mërkuri dhe nga përcaktim i sakt i analizave të vëndeve ku eksportohej Nitrati i amonit dhe ureja ,si në Greqi, Bullgari, Maqedoni, të cilët sapo shikonin firmën « E Lalo »ishin të bindur për saktësinë e analizave dhe e shkarkonin mallin menjëherë.etj.
Nga e majta Aneta Kusta ,spec. Kinez dhe Elvira Kotini
Si e tillë ajo u formua në fushën e specialitetit të inxhinierisë kultitative, në aftësitë e saj të plota teorike dhe praktike duke ndërtuar një karrierë të qëndrueshme të njohurive profesionale ,të thellimit të dijeve. Në çdo projekt apo përgjegjësi të marrë prej saj ka lënë gjurmë të një pune me cilsi, përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë. Një nga tiparet që e karakterizonte atë ishte aftësia për të bashkpunuar dhe për të krijuar frymën e dashurisë dhe respektit me shoqet e laboratorit, për komunikimin dhe niveli teknik, profesional dhe qytetar, për etikën e lartë në marrdhëniet me kolektivin e Azotikut dhe veçanrisht të sektorit të kontrollit teknik.
Në Gjatë kohes që punonte në ministri në vitin 1989 u dekorua me « Urdhërin e Klasit të tretë » Veçori tjetër ishte se, ajo ishte dhe një veprimtare e shquar në Uzinë dhe në rreth duke përballuar detyrat me sukses përgjegjësi dhe ndershmëri detyrat e ngarkuara shoqërore si: në, organizaten e rinisë, gruas, bashkimeve profesionale, organizates se partise, frontit duke qenë gjithmone vetvetja e mos dale nga karakteri i saj.
Në vitin 1981 u transferua si specialiste në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave ku punoi deri në vitin 1991. Me vendosjen e sistemit plurarist dhe ardhjen në pushtet të partise demokratike në baze të ligjit 24\1 të qershorit të vitit 1992, si mjaft kuadro të tjerë Elvira u largua nga puna, dhe porosia ishte që, të liheshin pa punë.
Gjithsesi Elvira nuk u plogështua pasi partia e sapo ardhur në pushtet nuk përmbushte asnjë standart të për të ruajtur kombinatet ,uzinat,fabrikat dhe vlerat e atyre qindra e mijra kuadrove ,shkenctarëve e drejtuesëve me kontibute të shquara duke i larguar nga puna e i sjell dëme të mëdha ekonomisë kombëtare ,ashtu siç dhe ne jemi dëshmitar të rrjedhes së ngjarjeve. Strategjia e hedhur e “Terapisë Shok” ishte një teori e huazuar nga lëvizja “Lartiste” në Angli e shekullit 17-të që kishin në themel revoltën kundër makinerive si sabotazh industrial. Ndërkohë që parlamenti anglez në vitin më 1812 miratoi ligjin që shkatërrimin e një makinerie industriale e quajti vepër të rëndë penale që dënohej me vdekje, me varje në litar.Kur në Shqipëri u prish krejt shteti dhe sotë e kësaj ditë askush nuk u dënua!!!.
Përtej dimensionit profesional Elvira Kotini mbetet një personalitet me vlera të larta njerzore ,e qetë ,e zgjuar, e respektuar dhe e dashur. Ajo përfaqësoi figurën e gruas së përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional moral e shoqëror.




















