Dëborë, shi e breshër, e premtja sjell mot të keq, si parashikohen të jenë temperaturat për sot

106
Sigal

Dita e sotme pritet të jetë e shoqëruar nga një mot i freskët, me temperatura mesatare, por me reshje shiu e dëbore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     3/11°C
Zona e ulët         5/15°C
Zona bregdetare 10/16°C.