Sigal

Një aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 17.30 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit në aksidentin e përplasjes së makinës së tyre me një maune, janë një çift bashkëshortësh.

Të plagosurit janë Nazife dhe Denis Kurti nga fshati Ostren i Librazhdit. Dy personat ishin brenda makinës tip “Ford” me targa AA 311 TH kur u përplasën me maunen me targa AA 243 MS.

Nazife dhe Denis Kurti ndonëse nuk kanë marrë plagë të rënda, janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë trajtim mjekësor.