Sigal

Zbulohen detaje të reja pas kapjes së 63-vjeçarit në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa po trafikonte 21 kg drogë me makinën e tij.

Mësohet se meti i kapur sot me drogë me targa EKM 9107, ishte i tipit Opel “Zafira” dhe drejtues i tij ishte Kristo Kati, i datëlindjes 15. 10. 1955 në Finiq, Sarandë dhe banues në Athinë, Greqi.

Sipas verifikimit në sistemin TIMS,mësohet se ky person me ketë mjet kishte kaluar më 25. 10. 2018 në orën 08.49 nga pika kufitare e Kakavijës në dalje, për Greqi. Sasia e drogës kishte kaluar nga mali dhe ishte ngarkuar në tokën greke te mjeti i Katit.

I arrestuari rezulton të jetë me shtetësi shqiptare dhe me kombësi greke, ndërkaq po merren të gjitha masat e duhura ligjore ndaj 63-vjeçarit.

Kati rezulton si person i dyshuar dhe në ndjekje nga policia shqiptare për trafik droge.