Dalin detaje të reja për operacionin anti-drogë që çoi në pranga shqiptarët, si trafikuan 160 kg kokainë në Itali

362
Sigal

Detaje të reja kanë dalë për operacionin antidrogë “Riviera” që u realizua mes policisë italiane dhe  shqiptare  ku çoi në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri. 2 shqiptarët akuzohen se ndihmonin në shpërndarjen e kokainës me doza të vogla mes shqiptarëve të tjerë në zonën e Bolonjës dhe Emilia -Romagnas. Sipas policisë  gjatë 5 muajve shqiptarët kanë trafikuar 160 kg kokainë në Itali.

Aktivitetin e kanë nisur në vitin 2016, ku nga Shqipëria çoheshin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga zyra e prokurorit të Antimafias në Bolonja dhe shqiptarët me inicialet E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç. Hetimet po vijojnë në Itali dhe Shqipëri pasi dyshohet se ka të tjerë persona të përfshirë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Pòlicisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni  “Rivera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, çon në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Operacioni i nisur në vitin 2018, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin  ndërkombëtar të lëndëve nárkotike dhe armëmbajtjen pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK INTERPOL Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale në PSH, DVP Tiranë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Romë e Bari  dhe në ambasadën italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “Riviera”.

Operacioni “Riviera”, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimáfia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë Antimáfia në Bolonja dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në vendin tonë, me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kríminal. Operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët tregojnë vendosmërinë dhe angazhimin e Policisë së Shtetit për të lùftuar krímin e organizuar dhe besueshmërinë që po fiton përditë e më tepër tek partnerët.