Çunat e Dubait në Durrës? Igli Cara: Faktet janë kokëforta, ja angazhimi që ka marrë PS

134
Sigal

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për qytetin e Durrësit mes të tjerave ai komentoi edhe deklaratën e bërë nga gazetari Lavdrim Lita, i cili tha: “Çunat nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës, sepse sondazhet e jepnin shumë keq PS me vetëm 3 mijë vota përpara. Kanë ardhur në Durrës po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral. Ata që janë në Dubai në kërkim janë kthyer dje dhe veprojnë në terren. Po them i bindur në burimet e mia 100 për qind, çunat e Dubait janë aktivë në Durrës”.

Cara tha se nuk kishte shumë informacione për këtë ngjarje, por ka fakte për përfshirje të tyre.

“Faktet kanë qenë kokëforte që ka pasur përfshirje të tyre. Në këtë moment jemi në fushatë duke pasur marrëdhënie me qytetarët. E vetmja gjë që deri në këtë moment shikojmë është që i tërë grupi shtetëror që nga ora 8 e mëngjesit e deri në darkë, janë në funksion të zgjedhjeve duke lënë detyrat e tyre përballë qytetarëve.

Janë drejtorët e rëndësishëm duke filluar nga drejtori i portit të Durrësit, drejtori i OSHE, e të tjerë me radhë. Nuk më shqetëson që janë në fushatë, më shqetëson intimidimi i punonjësve duke i kërcënuar. Ju e dini si funksionon “Aktivisti”, çdo punonjës i shtetit është i detyruar të bëjë like, share, sepse ndryshe ikin nga puna”,-tha Igli Cara.