Çudia në Itali/ Çanta me 8 kg drogë bie nga avioni mbi një çati shtëpie, arrestohet piloti

305
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku krimi ka dalë ‘zbuluar’ pasi një çantë e mbushur me drogë ka rënë nga një avion i cili po transportonte lëndë narkotike mbi një shtëpi në periferi të Baratili San Pietro në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet kanë arritur të arrestojnë pilotin profesionist 28-vjeçar nga Roma që po transportonte rreth 8 kg drogë. Ky rast u bë shkas për zbulimin e transportit të drogës me avionë të vegjël turistikë  që është një teknikë e përdorur fillimisht nga trafikantët e Amerikës së Jugut. Kur ra droga banorët u alarmuan dhe lajmëruan menjëherë karabinierët të cilët zbuluan se në çantë kishte rreth 8 kg drogë.

Sasia e lëndës narkotike ra para disa muajsh nga avioni, kurse piloti 28-vjeçar ishte larguar jashtë vendit por sapo u kthye u arrestua. Tani ai është mbyllur në burgun Massama nën akuzat e trafikut të drogës.

Piloti ishte nisur nga aeroporti Roma Urbe dhe pasi kishte bërë një ndalesë në aeroportin Monti della Tolfa di Santa Severa, u drejtua për në Sardegna përmes provincës së Nuoro. Pastaj, sapo arriti në provincën e Oristano, u zhduk nga radari për rreth 20 minuta gjatë të cilave piloti fluturoi në lartësi të ulët për të gjetur pikën e nisjes. GPS i avionit, konfirmoi se në ato njëzet minuta ai fluturoi mbi zonën Cabras-Serdiani. Aeroplani bëri gjithashtu një ndalesë në Olbia dhe u kap  nga kamerat e aeroportit. Hetimet vazhdojnë të gjurmojnë persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.