Legalizimet, Lame: Me ligjin e ri përfitojnë 50 mijë familje

534
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, një ditë pas miratimit të ligjit në Parlament, i ka bërë thirrje qytetarëve që të vetëdeklarojnë ndërtimet e palegalizuara në vitet 2009- 2014. Lame tha se janë 50 mijë ndërtime pa leje të kësaj periudhe që do të përfshihen në procesin e legalizimit.
“Të gjithë 50 mijë familje të përfshirë në procesin e legalizimeve, si të gjithë qytetarët e tjerë, i gjithë procesi i legalizimeve është falas. U bëj thirrje qytetarëve që kanë ndërtuar në truall me pronar apo shtet, midis datave janar 2009- qershor 2014, të paraqiten me qetësi në sportelet tona për të bërë vetëdeklarimin, nëse nuk e kanë bërë. Ky proces ka dy elemente, një është akti që Kodi Penal e përcaktonte si vepër penale dhe e dënonte me burgim, dhe e dyta çfarë bëhet me banesën. Në të dy këto elemente qytetari ishte në ajër. Detyra jonë ishte të merreshim me aspektin urban të këtij problemi.
Kemi 50 mijë objekt që do vendosnim ose t’i mbanim varur qytetarët ose ti futnim në procesin e legalizimit. Dje u miratua ligji që i fut në procesin e legalizimeve këta qytetare. Elementi tjetër që është vepra penale dhe që u rëndon mbi kokë, është cështje i javëve në vijim për tu tejkaluar, sepse është absurde që të legalizojmë banesën dhe ta dënojmë qytetarin”, u shpreh Lame.
Sigal