Covid-19 në Gjermani/ Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në transportin publik

331
Sigal

Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në të gjithë Gjermaninë si masë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Bremen u bë rajoni i fundit federal që mbështeti masat, me senatin e tij të vendosur për të miratuar vendimin të Premten.

Përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në transportin publik në të gjithë Gjermaninë, dhe pothuajse të gjitha rajonet do t’i bëjnë gjithashtu të detyrueshme maskat edhe kur bëjnë blerje.

Kancelarja Angela Merkel rekomandoi me detyrim përdorimin e tyre javën e kaluar kur ajo lehtësoi rregullat e mbylljes në mbarë vendin.

Vende të ndryshme kanë lëshuar udhëzime të ndryshme për përdorimin e maskave për fytyrën.

Austria i bëri maskat të detyrueshme kur bëjnë blerje në fillim të këtij muaji, ndërsa një ditë më parë Zvicra konfirmoi se nuk do t’i detyronte qytetarët e saj të veshin maska ​​pasi lehtësoi kufizimet e saj.

Nga moment i shpërthimit të koronavirusit Organizata Botërore e Shëndetit ka këshilluar vazhdimisht që maskat të përdoren nga ata që janë të sëmurë dhe personat që kujdesen për ta.

Pavarësisht se studimet sugjerojnë se maskat nuk janë aq efektive sa larja e duarve me sapun dhe ujë, shumë shtete po e bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskës në transportin publik dhe në dyqane, përfshi Austrinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Spanja ka filluar të shpërndajë maska edhe për udhëtarët, ndërsa Franca ka premtuar se do të prodhojë sasi të mjaftueshme të maskave për të gjithë banorët e saj që dëshirojnë ti veshin ato.