Covid-19/ Manastirliu publikon foton e mjekëve: Kanë 40 ditë pa parë fëmijët e tyre, kujdesen me përkushtim për shërimin e pacientëve

362
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e dy mjekëve, të cilët shërbejnë në spital për të shëruar pacientët me Covid-19.

Ajo shprehet se prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.

“Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm”, thotë Manastirliu.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:

Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.

Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm.

#Krenare për mjekët!

#JEMIMEJU