Ç’ndodh nëse Greqia zgjeron detin territorial në 12 milje detare?

316
Sigal

Nga Prof. As. Dr Osman Metalla

Tema e zgjerimit te detit territorial te Greqisë nga 6-12 milje është bërë temë e ditës dhe që me të drejtë ka marrë një vëmëndje të konsiderueshme qoftë në media qoftë në opinionin e gjerë publik. Shume njerëz, madje dhe jo ekspertë, me dashamirësinë e tyre dhe me ndjenjën e fortë të mbrojtjes së territorit, janë munduar të kontribojnë duke sjellë secili argumenta sipas mënyrës së tij. Është sinqerisht për tu vlerësuar dhe për tu përshëndetur një ndjenjë e tillë dhe një sensibilizim i i menjëhershëm i këtij opinioni. Edhe ekspertë të ndryshëm janë prononcuar dhe unë vlerësoj çdo kontribut të gjithëkujt, pasi samë shumë argumenta aq mëshumë fuqizojmë pozicionin tonë në të drejtën që na takon në hapësirat detare.

Në këtë shkrim do të mundohem të trajtoj në fakt atë se çfar ndodh në të vërtetëme zgjerimin e detit territorial të Greqisë dhe a duhet të ndodhë një gjë e tillë. Saherë që çelet nje temë e tillë pjesa më e madhe e ekspertëve e fillojnë argumentin me fjalët: “është e drejtë e Greqisë….“. Natyrisht çdo vënd ka të drejtat e tij, dhe ne jemi për tënxjerrë në pah atë qëështë e drejtë për ne dhe jo atë për çka të drejtë pala tjetër, sigurisht në asnjë rast pa cënuar të drejtën e saj. Greqia ka aq ekspertë sa qe nuk do te ishte e nevojëshme që ne ti vijmë në“ndihmë” për ti treguar të drejtat e saj, madje janë shumë më të përgatitur dhe me ekspertizë shumë herë më ta madhe se shumë prej nesh. Ndaj dhe argumenti im është tëtheksoj mbështetur dhe në parimet e ndarjes së drejtë dhe të ndershme (equity),përse zgjerimi i detit territorial të Greqisëështë një veprim ekstrem i cili prish proporcionalitetet dhe ndarjen e drejtë dhe të nderëshme të hapësirave detare. Për të mos e bërë të vështirë problemin po i referohem skemave. Skemat e mëposhtme nuk janë harta por I kemi paraqitur vetëm për qëllime ilustrative dhe vizatimet në to nuk përfaqësojnë matje të sakta. Nëskemën më poshtë, sipërfaqia e kufizuar me vija të kuqe të ndërprera përbën sipërfaqen e ujërave territoriale tështetit Grek në kufirin e 6 miljeve detare. Në një matje të thjeshtë vërejmë se: Distanca nga kepi Drasli i cili ndodhet në anën VP të Korfuzit deri në kepin Potamopulo të ishullit Erikuza është 7,4 md. Ndërkohë nga kepi verior Skolini i cili është afro 0,5 milje i spostuar më në veri matet dhe gjerësia e detit territorial të Ishullit Erikuza. Kështu, distanca nga vija bazë e Korfuzit deri në kufirin e jashtëm të detit territorial të ujërave Greke shkon në13,9 milje detare (matje e bërë afërsisht në drejtimin afërsisht PVP-330o).