Çmontohen 48 kamera sigurie në Korçë, vihen nën hetim 14 persona

100
Sigal

Policia ka çmontuar në total 48 kamera sigurie dhe ka vënë nën hetim 14 persona në Korçë. 9 prej tyre janë çmontuar së fundmi, të cilat ishin vendosur në kundërshtim me ligjin. Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës çmontoi 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”, njoftton policia.