Në aeroportin e Rinasit festat e fundvitit kanë sjellë shtimin e fluturimeve dhe të fluksit të udhëtarëve dhe emigantëve shqiptarë, që vijnë të festojnë me familjet festat e fundvitit me çmimet e biletave më të lira dhe konkurruese në Europë

Në aeroportin “Nën Tereza” në Rinas festa e fundvitit kanë sjellë shtimin e fluturimeve dhe të fluksit të udhëtarëve. Shifrat tregojnë se ka një rritje të numrit të emigrantëve shqiptarë krahasuar me ditët e zakonshme të dhjetorit. Kjo si efekt i festave, por edhe uljes së çmimit të biletave pas ndryshimit të menaxhimit të aeroportit, pasi që nga periudha kur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u mor në menaxhim nga një prej kompanive më prestigjoze në Europë dhe në botë “KASTRATI GRUP”, niveli i sigurisë, shërbimeve, zgjerimit ka shënuar përmasa të jashtzakonshme.
Vizion dhe rekorde
Vizioni i Presidentit të Përgjithshëm të “Kastrati Grup” Shefqet Kastrati, intuita dhe racionaliteti i tij ka bërë që kompanitë më prestigjoze në botë, dhe ato turistike ta shikojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si garanci për udhëtime.
Rritja e numrit të udhëtarëve që nga koha që Rinasin e menaxhon Kastarti Grup, ka qënë një taktikë, nëpërmjet të cilës do të siguronte çmimet më të ulta dhe më konkuruese në Europë. Pikërisht siguria, numri i lartë dhe i paimagjinuar më parë për fluturimet, komoditeti, dhe çmimet fantastike nga më të ultat të biletave të avioneve ka bërë që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës të thyejë një tjetër rekord gjatë sezonit veror 2024, duke arritur në 1 milionë pasagjerë në vetëm 1 muaj, ku numëroheshin mbi 250 fluturime në ditë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkaloi në dhjetor shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019. 
“Jemi nga Spanja, Franca dhe Anglia dhe kemi ardhur me një agjenci turistike. Vijmë për herë të parë dhe imazhi për Shqipërinë te ne po ndryshon për vendin tuaj. Dëgjoj shumë njerëz që thonë “Shqipëri? Le të shkojmë ta vizitojmë”, ndaj i premë dhe ne biletat dhe e shijuam deklaroi një çift spanjoll nga Valencia. U dashuruam me njerëzit këtu thotë një tjetër turiste: “U ndjemë të sigurtë, dhe harxhuam shumë pak krahasuar me shtrenjtësinë ku jetojmë”, -tha një turiste britanike. Francezët kanë filluar të vizitojnë Shqipërinë, thotë një ish-profesor i Universitetit të Lionit. Erdha pasi pashë 1 vit më parë vizitën e Presidentit Makron, në Shqipëri, ku u pritën nga Kryeministri Rama dhe nënshkruan marrëveshje me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në prezencën e Presidentit të Kompanisë Kastrati Grup, z. Shefqet Kastrati.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkaloi në dhjetor shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019. 
Ristë për udhëtarët
Pajisjet e kontrollit janë shtuar, dy skanera sigurie shtesë të teknologjisë të fundit, teksa përfshirja e sistemit e-gates ka ndikuar për të ulur fluksin te sportelet e policisë. Numrat në rritje të turistëve që fluturojnë në tokën e shqiponjave lidhet edhe me destinacionet e reja sezonale që TIA ka sjellë, apo linjat ‘loë cost’ me kosto konkuruese si dhe rritjen e mundësive për udhëtime direkte në shumë qytete të botës.
Gjithashtu një ndryshim total i është bërë edhe pjesës së argëtimit dhe shërbimeve për të gjithë pasagjerët. Duke filluar nga risistemimi i hapësirës së dyqaneve dhe duke vazhduar me ofrimin e restoranteve dhe brandeve të rrjeteve më të njohura ndërkombëtare, duke bërë që çdo pasagjer të marrë eksperiencën më të mirë.
E pabesueshme kur Shqipëria kishte çmimet më të larta në Evropë dhe shqiptarët detyroheshin të udhëtonin nga aeroportet e rajonit, por realitet i prekshëm sot: me 20 euro nisesh nga Tirana rreth orës 18.30 dhe rreth orës 21.10 me linjë direkte je në Barcelonë.
Për disa destinacione, biletat fillojnë nga 20 euro një drejtim, sipas një kërkimi në internet, për të tjera nga 25-50 euro vajtje-ardhje aq sa të duket e pabesueshme për shembull të shkosh e të vish në Paris me 20 euro, por është realitet i prekshëm.






















