Check-up mbaroi më 6 janar 2024, dosjet kanë 7 vjet që flenë në zyrat e drejtësisë

19
Sigal

Ja si “ushtria e shushunjave” të shëndetësisë grabitën shqiptarët, edhe për analizat e gjakut. KLSH: “Check-up” mori lekët, për mijë analizat të pa bëra, ndërkohë që shqiptarët harxhonin miliona për analizat e covid-19. Koncesioni i Check-up ka përfunduar më 6 janar 2024 dhe hetimi për këtë koncesion po bëhet “pas pilafit” të, Beqjes e Nushit; sepse prej 4 vitesh hetim, “profesorët” e drejtësisë aktruan sikur nuk zbuluan asnjë provë; dhe prej 3 muajsh ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit si vepër penale. Pritet hetimi i komisionit parlamentar!

Telegraf.al / Ja si “ushtria e shushunjave” të shëndetësisë grabitën shqiptarët, edhe për analizat e gjakut. KLSH: “Check-up” mori lekët, për 20 mijë analizat të pa bëra


Kohët e fundit u kërkua hetim parlamentar për 4 koncesionet e Check- up, Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale, Laboratorëve Mjekësorë dhe të Hemodializës, që kanë dhënë Ilir Beqaj e Ogerta Manastirliu, me afate 10-vjeçare e vlerë totale 470 milionë Euro. Por me urdhëra nga lart , bënë pazar brenda pazarit, që të ngrihen vetëm dy komisione hetimore parlamentare: Check-up dhe Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale. Pazari për këto dy koncesione, është farsë dhe skemë, mbasi koncesioni i Check-up ka përfunduar më 6 janar 2024. Përfituesja Vilma Nushi, pas nisjes së hetimit nga SPAK, humbi nga qarkullimi; koncesioni i Check-up është ri-shitur disa herë, madje 1 herë në Angli te dhëndri me 4 emra i Vilma Nushit, ndërsa dokumentet origjinale janë zhdukur e kanë mbetur ca letra të fotokopjeve të shqyera sipas pamfleti. net. Hetimi për këtë koncesion është pa efekt, sepse së pari, po bëhet “pas pilafit” të Beqjes e Vilma Nushit; së dyti, sepse prej 4 vitesh hetim, “profesorët” e SPAK aktruan sikur nuk zbuluan asnjë provë; dhe së treti, prej 3 muajsh ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit si vepër penale. Nuk do hetohet Hemodializa që ka marrë Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan dhe koncesioni i Laboratorëve Mjekësor që ka marrë Janis Karathano, me vlerë totale 200 milionë Euro.

Ja historiku i Check Up-i falas me fitime të majme: shqiptarët e paguan dyfsh që në 2015 deri 2024

Taksapaguesit shqiptarë e kanë paguar thuajse dyfish të ashtuquajturin “kontroll shëndetësor falas”, ndërsa kompania që fitoi tenderin e shumëdebatuar ka arritur të rekuperojë të gjithë investimin e vet brenda pak muajve nga nisja e aktivitetit, duke realizuar 45 milionë lekë të rinj fitim neto brenda nëntë muajve të parë të aktivitetit. Gjatë vitit 2015, vetëm 244 mijë shqiptarë e morën këtë shërbim, ndërsa kontrata e mbajtur sekret nga qeveria sanksionon detyrimin e taksapaguesve për të paguar kontrollin e 475 mijë personave. Të dhënat financiare të kontratës koncesionare për shërbimin check-up janë mbajtur gjithmonë të fshehta nga ana e qeverisë. Por bilanci i kompanisë 3P Life Logistic për vitin 2015, i dorëzuar me vonesë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit zbulon se qeveria merr përsipër të paguajë 475 mijë analiza në vit, pavarësisht se sa është numri real i personave, që e marrin këtë shërbim. Përmes një dekarate, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor vlerësoi se ndonëse 917 mijë shqiptarë kanë të drejtë të përfitojnë nga projekti, “jo çdo gjë shkoi siç duhet”. Sipas FSDKSSH, vetëm 244, 420 vetë e morën këtë shërbim gjatë vitit 2015. Ndërkohë, bilanci i kompanisë për periudhën 31 mars-31 dhjetor 2015 tregon se taksapaguesit shqiptarë i kanë paguar asaj 554 milionë lekë; dy herë më shumë nga sa teorikisht do të kushtonin analizat sipas rezultatit të tenderit. 30 milionë lekë kapital, 45 milionë lekë fitime 3P Life Logistic-kompania e themeluar për mbarëvajtjen e koncesionit 10-vjeçar të check up-it zotërohet në 80 për qind të aksioneve nga kompania Marketing& Distribution dhe në 20 për qind nga kompania Trimed. Marketing& Distribution është 100 për qind në pronësi të Vilma Nushit, ndërsa Trimed ndahet 50 me 50 mes Nushit dhe Shani Peposhit. E vendosur shpeshherë në shenjestër për koncesionin, qeveria është përpjekur ta mbrojë atë me argumentin se kompania private ka kryer investime, që buxheti i shtetit nuk kishte mundësinë t’i bënte. 4/20/2017 Check Up­i falas me fitime të majme: shqiptarët e paguan dyfish në 2015 ­ reporter.al https://ëëë.reporter.al/check­up­i­falas­me­fitime­të­majme­shqiptaret­e­paguan­dyfish­ne­2015/ 2/2. Por bilanci i kompanisë duket se nuk e mbështet një argument të tillë. Kompania 3P Life Logistic, e themeluar në dhjetor 2014 me një kapital themeltar prej vetëm 30 milionë lekësh ka deklaruar investime totale në laboratorë shumën prej 337 milionë lekësh, ndërkohë që të ardhurat nga taksapaguesit kanë qenë në vlerën e 554 milionë lekëve. Gjithashtu, koncesioni i ka mundësuar kompanisë që pas një investimi në kapital themeltar prej vetëm 30 milionë lekësh, brenda nëntë muajve nga fillimi i aktivitetit të nxjerrë një fitim neto prej 45 milionë lekësh, me një normë kthimi prej 150 për qind. Ndërkohë që viti 2015 qe me aktivitet të pjesshëm për kompaninë, në vitin 2016 e më pas, barra mbi taksapaguesit pritet të jetë më e lartë. Sipas disa detajeve të kontratës së koncesionit të zbardhura në bilancin e audituar të kompanisë, kontrata koncesionare i jep asaj të ardhura bruto prej jo më pak se 730 milionë lekë në vit, (rreth 5.4 milionë euro). Kontrata do të zgjasë për dhjetë vjet, gjatë së cilave, tatimpaguesit do të paguajnë rreth 54 milionë euro, pavarësisht se sa do të jetë numri i analizave të kryera. Kontrolli shëndetësor falas është një nga shumë koncesionet që qeveria aktuale ka nënshkruar me kompani private me kosto të përgjithshme prej qindramilionë eurosh, ndërsa përfitimet e tatimpaguesve nga këto koncesione mbeten të paqarta dhe të pasigurta. Koncesioni i Check Up, p.sh, pasi të kushtojë 54 milionë euro, i kërkon kompanisë koncesionare të kryejë një investim prej vetëm 130 milionë lekësh, (më pak se 950 mijë euro) për të mirëmbajtur laboratorët që do t’i kalojnë nën pronësi qeverisë shqiptare.

Koncesioni i Check-up ka përfunduar më 6 janar 2024 dhe hetimi për këtë koncesion po bëhet “pas pilafit” të, Beqjes e Vilma Nushit; sepse prej 4 vitesh hetim, “profesorët” e SPAK aktruan sikur nuk zbuluan asnjë provë; dhe prej 3 muajsh ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit si vepër penale

Bilanci i kontrollit falas Në vitin 2014, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se kishte në plan të zbatonte një projekt për të mundësuar kontrollin e parametrave kryesore shëndetësore për popullsinë nga 40 në 65 vjeç falas, me synimin për të parandaluar në kohë sëmundjet e ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë kosto shtesë për sistemin shëndetësor publik në rast se nuk diagnostikohen në periudhë të hershme. Qeveria la në heshtje faktin se këtë shërbim kishte ndër mend t’ia ngarkonte një kompanie private përmes një kontrate koncesionare. Vetëm në dhjetor 2014, shqiptarët mësuan se një tender qe zhvilluar dhe një kompani, deri më tani e njohur për shpërndarje produktesh ushqimore e të duhanit, kishte fituar tenderin për ndërtimin e një rrjeti laboratorësh për analizat. Pyetjes se sa do t’i kushtonte taksapaguesve ky projekt, qeveria vendosi të mos i përgjigjej hapur. BIRN i dërgoi një kërkesë për të drejtë informimi në vitin 2016 Ministrisë së Shëndetësisë, duke i kërkuar një kopje të kontratës dhe të studimit që i parapriu tenderit, por Ministria deklaroi se nuk kishte kopje të kontratës për shkak se Prokuroria e Përgjithshme e kishte sekuestruar atë në kuadër të një hetimi, që deri më tani nuk ka sjellë asnjë rezultat. Sa i përket kostove, qeveria deklaroi se kompania koncesionare ka ofruar kryerjen e disa analizave bazë përkundrejt një pagese prej 1,537 lekësh, ndërkohë që në laboratorë të tjerë privatë, të njëjtat analiza kushtojnë zakonisht 3 mijë lekë. Megjithatë në kontratë, qeveria i ka akorduar kompanisë një numër minimal analizash, të cilat, në rast se nuk realizohen brenda një viti, taksapaguesit gjithsesi do t’i paguajnë. Për vitin 2015, kjo marrëveshje thuajse e ka dyfishuar konston prej 1,537 lekësh të një kontrolli. Si pasojë e interesit të vakët dhe numrit të ulët të njerëzve që e kërkuan këtë shërbim, qeveria kërkoi në vitin 2016 të zgjerojë numrin e njerëzve potencialë, që mund të përfitojnë analiza të tilla. Nëse më parë, mosha e lejuar për check up falas ishte nga 40 në 65 vjeç, pas kësaj u bë nga 35 në 70 vjeç. Pyetur në Kuvend për arsyet e zgjerimit të moshës, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mohoi aludimin se kjo po bëhej për shkak se numri i analizave qe i ulët, por deklaroi se në këtë mënyrë do të parandaloheshin më shumë sëmundje./ BIRN