Çelja e negociatave me BE, Meta citon Konrad Adenauer dhe jep një mesazh për politikën: Mos shpërdoroni kohë!

Shqipëria mori sot lajmin e mirë se Komisioni Europian çeli bisedimet për anëtarësim në BE.

Në mes të këtyre zhvillimeve pozitive, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur të japë një mesazh duke përdorur një shprehje të Konrad Adenauer: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.

Sigal

Nisur nga kjo, Presidenti thotë që shqiptarët nuk duhet të shpërdorojnë më kohën që vrapon për të arritur objektivin e përbashkët.

STATUSI I PLOTË

Konrad Adenauer🇩🇪 thoshte: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.

Vendimi i fundit i Bashkimit Europian na tregon roadmap e qartë për të arritur objektivin e përbashkët pa shpërdoruar më tej kohën e cila vrapon. 🇦🇱🇪🇺