Vatër e re/ Infektohet me koronavirus 74-vjeçarja në Durrës, ishte në Bergamo

315
Sigal

Burime bëjnë me dije se një rasti i ri i prekur me koronavirus është regjistruar në qytetin e Durrësit, i cili nuk është pjesë e zinxhirit hetimor epidemiologjik e personave të prekur deri tani nga ky infeksion.

Bëhet fjalë për një grua 74-vjeçare, që ka një histori udhëtimi nga Bergamo e Italisë dhe që është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Infektiv të Tiranës.

E moshuara nga Durrësi është personi i 11 i prekur nga koronavirusi në qytetin bregdetar, i cili regjistron gjithashtu dhe një vdekje.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit sipas qyteteve

-5 raste Tirana
-2 raste Puka
-1 rast Korça
-2 raste Fieri
-1 rast Durrësi
-1 rast Shkodër

Raste totale me koronavirus sipas qyteteve

– Tiranë 107 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 20 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
– Pukë 2 raste.