Celibashi: Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit

185
Sigal

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt fundit dhe se është ende në proces në 9 KZAZ.

Ai iu bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vijojnë pa ndërprerje punën.

“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan).

🔴Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”, shkruan Celibashi.