Burri vrau gruan në Durrës, çifti prindër të tre fëmijëve, zbulohen emrat

112

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë paradite në Durrës. Burri ka vrare gruan në biznesin që kishin së bashku, një dyqan metrazhesh, të sheshi “Azem Hajdari”.

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve, që tashmë kanë mbetur pa nënë.
Viktima është identifikuar si shtetasja Hajdije Tosuni, 53 vjeçare, ndërkohë që autori i krimit është bashkëshorti i saj, Rrushdi Tosuni, 63 vjeçar.

Ndërkohë që para se ta qëllonte me një levë hekuri, sipas policisë, dhe ta linte të vdekur, mes tyre ka pasur një konflikt, për arsye që ende nuk bëhen të ditura.

Pas krimit, policia njofton se e ka arrestuar autorin.