Burg për memet? / Shprehen juristët: Cënon lirinë e shprehjes!

351
Sigal

Pas lajmit se në draftin e ri të kodit Penal publikimi i memeve humoristike pa lejen e personit do dënohet me burg, Sipas një grupi juristësh të cilët dalin kundër dhe e cilësojnë këtë cënim të lirisë së shprehjes, ata shprehehen se ky nen ose duhet rishikuar ose duhet të tërhiqet.

“Njerëzit gjejnë forma të ndryshme Për të shprehur mendimet, idetë e tyre kështu që për mendimin tim është cenim i lirisë së shprehjes”, u shpreh avokat Artur Roshi.

Një ditë më parë kryeminsitri Edi Rama deklaroi se kjo s‘do të ndodhë, ndërsa drafti e parashikonte si kundravajtje penale.

Por ka edhe nga ata juristë si avokati Fran Dashi që shprehet pro.

“Është fenomen i përhapur në rrjetet sociale, si hapen në faqete e Facebook-ut me fotografitë e tjetrit, kjo normalisht duhet të studiohet nga ekspertët dhe duhet të jetë një nen shumë i ashpër edhe ndaj këtij veprimi. Duhet të dënohet me burg. Ndryshimi i nenit për kanabisin deri në 10 gram është pak e vonuar duhet të ishte ndryshuar me kohë ky nen”, tha Dashi.

Ndalur tek dekriminalizimi i konsumit të hashashit dhe ushtrimit të prostitucionit jurisitët vlerësojnë ndryshimet në kodin penal duke i cilësuar si të duhuara.

“Jam absolutisht kundër kësaj. Dekriminalizimi i shpifjes dhe i fyerjes ka qenë një arritje në legjislacionin shqiptar. Ne duhet të avancojmë më tej, jo të kthehemi mbrapa. Për sa i përket kanabisit duhet avancuar dhe më tej pasi kanabisi ashtu si prostitucioni duhet të jetë kundravajtje penale”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Ndër shkaqet e përfshirjes se grave e vajzave në shitjen e trupit sipas avokates Megi Zonja janë edhe ato ekonomike.

” Ky nen ha diskutim dhe normalisht edhe interpretimi nuk bëhet sepse nuk mund të themi me pëlqimin e personit tjetër sepse në momentin që ti i bën një meme dikujt jo domosdoshmërisht duhet të ketë pëlqimin e personit që i atribuohet memeja. Një numër çështjes që kanë një ngarkesë shumë të madhe si nga ana e Prokurorisë dhe nga ana e Gjykatës për një vepër penale e cila në fund të ditës nuk është se dëmton shoqërinë”, tha Zonja.

Më dy tetor 2020 ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kreu i magjistraturës prezantuan nismën e ndryshimit në kodin penal i cili prej 1995 është amenduar plot 25 herë.