Bullizuan të riun/ Videoja në “Tik Tok” u hap “telashe”, e pësojnë keq 3 punonjësit e policisë në Korçë

131
Sigal

3 punonjësit e policisë të komisariatit të Korçës janë pezulluar nga detyra pasi një i ri bëri publike në Tik Tok një video ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid- 19.

Sipas burimeve, mbi ta rëndon akuza e “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Nga informacionet, shoqërimi i të riut ka ndodhur në kohën e pandemisë, rreth 2 vite më parë.

Gjatë shoqërimit në mjetin e policisë, policët kanë akuzuar të riun për vjedhje , ndërsa video e publikuar është marrë nga autoritetet në momentin e kallëzimit që ka bërë i riu. AMP në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë, po vazhdon hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar.