BSH tender 84 mijë L karburant me një çmim më të lartë se tregu

500
Sigal

TIRANE – Banka e Shqipërisë nëpërmjet një tenderi kërkon të blerje, “50.000 litra Blu Diesel dhe 34.000 litra benzinë pa plumb 95 oktan, për nevojat e Bankës së Shqipërisë në Tiranë”. E për këtë sasi karburanti Banka e Shqipërisë vë në dispozicion një fond limit prej 16.000.000 Lekë. 

Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore banka ofron 190.47 lekë për litër, për totalin e 84.000 litrave karburant të kërkuar. Në përpjesëtim rezulton se banka është e gatshme të blej karburant me shumicë 10-20 lekë më shtrenjtë se tregu që ofron çmim 170 lekë litri për naftën dhe 175 lekë litri për benzinën.
 
Çmimi i karburantit në treg me pakicë
Naftë 170-172 lekë / litër
Benzinë 175-180 lekë /litër

Çmimi i ofruar nga banka për blerje
50.000 litra naftë
34.000 litra benzinë
Total 84.000 litra
Fondi 16.000.000
16.000.000 / 84.000 = 190.47 lekë /litër

Muaji nëntor-dhjetor vazhdon të ketë temë të ditës uljen e çmimit të karburanteve përfshi dhe replikat politike po për Bankën e Shqipërisë e cila duket se jeton në një realitet krejt tjetër çmimi nuk është ulur por përkundrazi është rritur.

Zyra e shtypit e Bankës së Shqipërisë e kontaktuar nga A1 Report u tregua e gatshme të jepte informacion për sa automjete do të përdoret sasia prej 84.000 litra, ndërsa pasi kaloi 1 orë nga kontakti i par pati një refuzim për tu përgjigjur.